Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arteta: Fitorja me United “ilaçi” i duhur, David Luiz është rikuperuar

schedule21:56 - 4 Nëntor, 2020

schedule 21:56 - 4 Nëntor, 2020

Arsenal luan nesër ndeshjen e tretë në Europa League. Gunners bëjnë pjesë në grupin B dhe do të presin në shtëpi norvegjezët e Moldes. Të dy ekipet i kanë fituar dy takimet e para dhe numërojnë nga 6 pikë.

Trajneri i londinezëve, Mikel Arteta flet rreth përballjes evropiane dhe fitores së fundit në kampionat kundër Manchester United (0-1 në transfertë).

Padyshim që kishim nevojë për fitoren ndaj United, pasi ishim zhgënjyer shumë nga humbja me Leicester, duke marrë parasysh se si shkoi ndeshja.

Më gëzoi reagimi dhe guximi i ekipit në ‘Old Trafford’. Duhet besim dhe bindje për të arritur rezultate pozitive. David Luiz? Është i gatshëm për takimin e nesërm.

David është stërvitur mirë ditët e fundit dhe do e grumbulloj për ndeshjen me Molden“, deklaron trajneri spanjoll i Arsenalit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!