Daniel Muka, 25-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e çiftit Christian Pandolfino dhe Ivor Maciejowski ka tentuar të arratiset nga burgu në Maltë. Lajmin e ka bërë me dije media vendase e cila thotë se Muka ka tentuar arratinë më 22 tetor.
Gjatë kontrollit në qelinë e tij policia gjeti grepa dhe mjete luftarake të cilët u sekuestruan menjëherë nga zyrtarët e burgut. Më pas ai u transferua në një dhomë izolimin në krahun tjetër të vuajtjes së dënimit. Muka akuzohet për vrasjen e çiftit në shtëpinë e tyre më 18 gusht të këtij viti.
Policia gjeti viktimat në banesë, një prej të cilëve me katër plumba, në gjoks, qafë dhe kokë ndërsa njëri prej tyre në katin e sipërm të banesës me një plumb në kokë. Muka tha në gjykatë se kishte marrë sende me vlerë nga banesa e çfitit por mohoi autorësinë e vrasjes./mv.abcnews.al