Paul Pogba është çështje e nxehtë edhe kur merkato sapo është mbyllur. Kontrata e francezit me Manchester United përfundon në verën e vitit 2022 dhe verën tjetër do duhet të vendoset rreth të ardhmes së kampionit të botës.
Mundësitë e transferimit janë dy: Real Madrid dhe Juventus. Këta të fundit e duan më shumë sepse i kanë akoma të freskëta magjitë e francezit kur ishte i veshur bardhezi.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, drejtori i Juves, Fabio Paratici nuk e mohon interesin për Pogba, por sipas tij tani nuk është koha e duhur.
“Pogba është i Mancester United. Ne jemi të gjashtët në Serie A dhe të tretët në rupin e Champions League. Është shumë shpejt për të folur për qëllimet e merkatos, pa e mohuar se ne e duam shumë si një ish-lojtar i yni.
Është lojtar i shkëlqyer, por është shumë shpejt për të folur rreth merkatos. Jemi të fiksuar në ndërtimin e skuadrës së këtij sezoni”, u shpreh Paratici. /abcnews.al

