Një burrë i armatosur u arrestua pas raportimeve se kishte frikësuar votuesit në një qendër votimi.
Incidenti ndodhi në një qendër votimi në Charlotte, Karolina e Veriut rreth orës 10:34 të mëngjesit me kohën lokale. I arrestuari ishte 36-vjeçari Justin Dunn, i cili mbante në mënyrë të ligjshme një armë zjarri.
Pas telefonatës se një i armatosur po frikësonte votuesit, oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes duke i kërkuar Dunn të largohej nga qendra e votimit.
Dunn u largua vullnetarisht pa shkaktuar probleme të mëtejshme.
Në orën 12:40 pasdite, policia mori një tjetër telefonatë se Dunn ishte kthyer sërish. Oficerët e arrestuan dhe u akuzua për shkelje të shkallës së dytë.
Një zëdhënës i Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg tha se ata janë ‘ përkushtuar për të mbrojtur të drejtën e anëtarëve të komunitetit në qendrat e votimit./abcnews.al