Sekretari i organizatës së veteranëve, Faton Klinaku, ka reaguar pas ndërhyrjes së EULEX në shtëpinë ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.
Në një status në rrjetin social “Facebook” ai shtron pyetjen se përsa kohë do të zgjasë kjo situatë, duke e konsideruar një spektakël nga Gjykata Speciale.
Statusi:
Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar.
Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh.
/abcnews.al/