Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata Speciale operacione në Prishtinë, EULEX-i zbarkon në shtëpinë e Jakup Krasniqit

schedule08:36 - 4 Nëntor, 2020

schedule 08:36 - 4 Nëntor, 2020

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftojnë se Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.

Mësohet se forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit, në Prishtinë,  shkruajnë mediat në Kosovë.

Lexo edhe: EULEX në banesën e Jakup Krasniqit, gazetari: Priten arrestime në gjithë territorin e Kosovës

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në komunikimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ndërkohë Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!