Lautaro Martinez shënoi në portën e Real Madrid sonte, por Interi u mund 3-2. Sulmuesi argjentinas, pas ndeshjes foli për “Sky Sport Italia” dhe kishte rezervat e tij mbi gjykimin që i bëhet atij dhe futbollistëve në përgjithësi.
“A flitet shumë për mua? Gazetarët mund ta thonë. Unë punoj për veten time, për Interin dhe për shokët e mi të skuadrës. Kur shënon je një fenomen, kur nuk shënon je një mbeturinë.
Ndonjëherë shënoj e ndonjëherë jo, por jam i sigurt që bëj gjithçka për të treguar që jam në nivelin e Interit. Unë personalisht jam gjithmonë i qetë, me kokën ulur dhe i përulur”, është shprehur Lautaro. /abcnews.al