Një grua gjermane është mes viktimave të sulmit terrorist të mbrëmshëm në Vjenë, konfirmoi Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas, duke shprehur ngushëllimet për të afërmit dhe miqtë e saj.
“Qytetarët në Vjenë dhe në të gjithë Austrinë janë të bashkuar nga pikëllimi për viktimat, por edhe nga vendosmëria për t’u përballur me terrorizmin, ” tha Maas.
Në të njëjtën kohë, ai përsëriti se duhet t’u bëhet absolutisht e qartë autorëve të veprës: “Ju kurrë nuk do të keni sukses të ndani shoqërinë tonë”.
Austria u godit mbrëmjen e djeshme mu në zemër të saj nga një sulm terrorist, ku mbtën të vrarë 4 perosna dhe u plagosën disa të tjerë. Policia eleminoi autorin pak minuta më vonë, ndërsa autoritete konfirmuan se ai ishte Kujtim Fejzullai me origjinë shqiptar nga Maqedonia e Veriut. g.v/abcnews.al