Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi kanë zhvilluar një bisedë. Në një postim në Twitter, Komisioneri bën të ditur se diskutuan për negociatat dhe pandeminë e Covid-19.
Varhelyi thekson po ashtu se presin që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së.
“Një ‘vizitë’ virtuale me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam punën e vazhdueshme për të përfunduar Kornizat Negociuese, mbështetjen në luftën kundër # COVID19 si dhe përgatitjet për samitin e #Sofisë javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën e BE-së”, ka shkruar Komisioneri. /abcnews.al
A virtual ‘visit’ of Prime Minister @ediramaal to #EU: Discussed the ongoing work to finalise Negotiating Frameworks, support in fight against #COVID19 as well as preparations for #Sofia summit next week. Looking forward to #Albania advancing on EU path. pic.twitter.com/pbzIU1Lz9C
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) November 3, 2020