Albano Beqiraj 29-vjeç ka rënë në prangat e policisë.
Policia e Tiranës bën me dije se 29-vjeçari , është dënuar nga Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Gjykatës Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me 4 vite burgim për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se Albano Beqiraj është pjesë e grupit të vrasësve me pagesë, të Admir Tafilaj.
Informacion
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Albano Beqiraj, 29 vjeç, i cili, me vendimet penale të Gjykatës Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Gjykatës Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, është dënuar me 4 vite burgim, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

