Artur Vidal është gati për ndeshjen me Real Madrid. Interi luan të martën në mbrëmje në kryeqytetin spanjoll duelin e tretë të fazës së grupeve në Champions League dhe “luftëtari” kilen mezi po pret të zbresë në fushë.
Në konferencën për shtypin përkrah trajnerit Conte, 33-vjeçari latin analizon takimin përballë kampionëve të Spanjës, me të cilët është përballuar disa herë më parë.
“Jam i lumtur që jam pjesë e Interit dhe jam gati të bëj atë që më kërkon trajneri. Më duhet të jap gjithmonë maksimumin, me synimin për të nxjerrë ekipin përpara në sulm.
Duhet të japim gjithçka në takimin me Realin. Kam një dëshirë të madhe për të fituar dhe jemi të ‘luftoj’ në fushën e blertë. Tek Interi i marrim të gjithë ndeshjet si finale, pavarësisht kompeticionit.
Nesër na pret një garë shumë intensive dhe është gjithmonë bukur kur luan përballë skuadrave të forta si Real Madrid. Jam përballur disa herë me ta, do të jetë një ndeshje e bukur“, thekson Vidal. /abcnews.al