Conte: Reali kandidat për Champions, s’firmos për barazim. Zidane? Të gjithë e donin

schedule20:38 - 2 Nëntor, 2020

schedule 20:38 - 2 Nëntor, 2020

Rezultatet e kohëve të fundit nuk kanë qenë pozitive për Interin, por Antonio Conte ngushëllohet me lojën pozitive të djemve të tij. Nesër luhet sfida e tretë në Champions League, jashtë fushe kundër Real Madrid, aty ku Conte do të ritakohet me Zidane, ish-shokun e skuadrës te Juventusi.

Trajneri i Interit analizon përballjen e vështirë të grupit, aty ku zikaltrit numërojnë 2 pikë në 2 ndeshjet e para. Conte nuk firmos për barazim, edhe pse e ka të qartë se përballë ka një kundërshtar tepër të fortë.

Nesër na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, por nuk është vendimtare. Luhet vetëm raundi i tretë i sfidave në grupet e Champions League. Ky takim ka rëndësi të madhe për dy skuadrat, që nuk kanë një renditje të mirë, por kanë objektiv kualifikimin.

Do të jetë një përballje shumë e vështirë kundër një ekipi të nivelit të lartë që është projektuar për të fituar këtë kompeticion. Duam t’i japim vazhdimësi paraqitjeve pozitive që kemi bërë kohët e fundit. Nuk do të firmosja për barazim, nuk mund ta bëj para se të luhet ndeshja.

 

Zidane dhe Conte kur luanin me Juventusin

Zidane? Edhe kur luaja futboll mendoja se çfarë do të bëja pasi të tërhiqesha, më pëlqente që atëherë të bëhesha trajner dhe shpresoja t’ia dilja. Zizou është një person i shkëlqyer, ndërsa për aspektin futbollistik është e kotë të komentosh se çfarë lojtari ishte.

Ai punonte shumë, ishte i pari sa i përket punës, pavarësisht talentit të madh që zotëronte. Nuk mund të mos flasësh mirë për të, ka qenë gjithmonë i mirë dhe të gjithë e donin shumë“, deklaron trajneri i ekipit italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!