Si do komentohej një kryeministër në Kosovë nëse do të kishte një stil të ngjashëm me kryeministrin Edi Rama?! Deputetja Duda Balje ne intervistën për programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçin ka komentuar se si vishen politikanët shqiptarë.
Ndër to ishte edhe fotoja e Kryeministrit Edi Rama, ku duket me veshjen e tij që gjithmone lë hapsira për koment.

Ajo e komenton kështu foton e tij:
“Nuk e di nëse i ka veshur këto ne kohën kur ka qenë ne punë ose jashtë punës. Ditën e zgjedhjeve duket se ka qenë shumë lodhur, dhe unë mendoj se ka veshur diçka me ndje relax. Kjo në dukje është “I don’t care çka do thotë dikush tjetër, une ndjehëm mirë me këto veshje dhe i kam vesh”. Rama ka dashë me thënë “unë jam stabil, jam fuqishëm”.
Ndërkohë që nga ana tjetër moderatori Ermal e Peçi e “ngacmon” duke i bërë pyetjen: Ju të Kosovës nuk e keni kaq trendy sa ne të Tiranës Kryeministrin?
“Jo tek ne janë shumë seriozë. Këtë veshje s’mundesh me e pa në asnjë politikanët e Kosovës. Nëse do ishin veshur kështu do e kishin komentuar shumë’.

