Kryeministri i Armenisë, Nicole Pasinian këtë të hënë ka kërkuar hetim ndërkombëtar në lidhje me praninë e “ luftëtarëve të huaj”, në Nago-Karabak, pasi forcat armene raportuan se kishin kapur dy mercenarë nga Siria.
Ndërkohë nga ana tjetër Azerbajxhani ka mohuar vazhdimisht praninë e luftëtarëve të huaj në zonën e luftës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se luftime të ashpra po zhvillohen pranë vijave të frontit mbi enklavë dhe në shtatë zona perimetrike, në të cilat më shumë se 1.000 njerëz , dhe ndoshta shumë më tepër, janë vrarë që nga fillimi i luftimeve më shumë se një muaj më parë.
Ndërkohë ministria e Jashtme armene ka thënë sot se Ushtria e Mbrojtjes armene ka kapur një luftëtar të dytë Sirian në fundjavë.
Sipas të njëjtit burim, luftëtari vjen nga provinca Siriane e Idlib . Një luftëtar tjetër, nga qyteti i Hama, u kap të Premten.
Pasinian tha në një postim në Facebook se përfshirja e “luftëtarëve të huaj” përbënte një “kërcënim jo vetëm për sigurinë e Nago-Karabakut dhe Armenisë por edhe për sigurinë e bashkësisë ndërkombëtare dhe çështja duhet të adresohet”. /abcnews.al