Covid 19, Maqedonia propozon nga nesër mbylljen e kafeneve nga ora 21:00

schedule15:19 - 2 Nëntor, 2020

schedule 15:19 - 2 Nëntor, 2020

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një intervistë për mediat në Maqedoninë e Veriut është sh[rehur se duke filluar nga e marta qeveria do të propozoje mbylljen e kafeneve dhe objekteve hotelerike në orën 21:00.

Ky propozim është diskutuar edhe në Shtabin e Krizës nga ku është pranuar.

Kjo masë vjen për shkak të rritjes së numri të rasteve me COVID-19. Ditëve të fundit Maqedonia e Veriut shënoi rekord me mbi 1.000 raste në ditë, kurse rastet pritet të rriten ditëve në vijim.

Masa që kafenetë të punojnë deri në orën 21:00 vjen pas masave të miratuara për mbajtjen e maskës në hapësira të hapura dhe vetëm 4 persona të mos të jenë prezent në tavolinë në kafene./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!