Zelanda e Re emëroi të hënën Ministren e parë të Jashtme indigjene, e cila do të përfaqësojë një nga parlamentet më të ndryshme në botë.
Nanaia Mahuta, e cila është Maori, popull indigjen i Zelandës së Re, katër vite më parë gjithashtu u bë anëtare e parë femër e parlamentit me moko kauae, një tatuazh tradicional në mjekër. Ministri i mëparshëm i jashtëm i vendit, Winston Peters, është gjithashtu Maori.
Partia e Laburistëve e kryeministres, Jacinda Ardern fitoi zgjedhjet me 49.1 për qind të votave sipas rezultateve paraprake. Duke fituar 64 nga 120 vendet, partia e saj ishte e para që fitoi shumicën që kur sistemi aktual politik i vendit u prezantua në vitin 1996.
Parlamenti i Ardern duket se do të jetë një nga më të ndryshmit në botë. Pothuajse gjysma e ligjvënësve të vendit do të jenë gra – më e lartë se mesatarja globale prej 25 për qind.
Rreth 10 për qind e parlamentit të ardhshëm janë pjesëtar të komunitetit LGBT – më e lartë se Mbretëria e Bashkuar, ku rreth 7 për qind e anëtarëve të Dhomës së Komunës janë homoseksualë./abcnews.al