Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se i përçmon punonjësit e policë. Ai thotë se Lleshaj dhe të tjerët janë infektuar nga Edi Rama.
“Forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri. Por ti nuk mund ta kuptosh, sepse që prej ditës që t’u dhurua posti që mban, i ke parë kolegët e tu si vegla për t’i përdorur në shkelje të ligjit.
Nuk ke faj as ti, ke mësuar prej shefit tënd, arroganca e të cilit ju ka infektuar të gjithëve. Përçmimi ndaj policëve është i neveritshëm! Mos i prano më palaçot në pushtet! Denonco, shpërndaje këtë video” shkruan ai.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkoi publikisht falje për reagimin e tij nga deputetit Myslim Murrizi ditën e djeshme në Kuvend, ku e etiketoi si polic./ db/Abcnews.al