Në 29 maj të këtij viti ishte dalja e fundit e të madhit Avni Mula në publik. 4 muaj më parë ai mori pjesë në një aktivitet në shkollën 9-vjeçare të muzikës “Servete Maçi” në Tiranë, ku salla e koncerteve mban emrin “Avni Mula”.
Në ceremoninë e përurimit të saj, notat e para në pianon e sallës u luajtën nga kompozitori i shquar, i cili ishte i shoqëruar nga vajza e tij, sopranoja me famë botërore, Inva Mula.
Mbrëmjen e sotme kompozitori i shquar u shua duke lënë pas një krijimtari artistike shumë të pasur.
Jeta e kompozitorit ka qenë e mbushur me shumë suksese, ndërsa do të mbetet gjatë në memorien e kombit./ db/Abcnews.al