Gjykata e lartë amerikane ka vendosur, që në Karolinën e Veriut një nga shtetet e lëkundura, të shtyjë në kohë votimin me postë dhe numërimin e votave me postë, me kusht që të kenë pullën e postës. Një fitore për demokratët dhe një sfidë e humbur për Donald Trump dhe republikanët. Këta të fundit kishin kërkuar që të shtyhej vetëm me tre ditë më shumë dhe jo nëntë sa u vendos. Një gjykatë apeli federale autorizoi shtyrjen me nëntë ditë pas kërkesës së komisionit elektoral shtetëror për shkak të pandemisë
Kolegji i organit më të lartë të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzoi kërkesën e republikanëve, pa dhënë asnjë arsyetim. Gjykatësja e re konservatore e gjykatës së lartë Amy Coney Baret nuk mori pjesë në vendim, pasi nuk kishte kohë të analizonte të gjitha dokumentet./abcnews.al