Mino Raiola në Itali, GDS: Orë vendimtare për Gigio Donnarumma

schedule11:58 - 29 Tetor, 2020

schedule 11:58 - 29 Tetor, 2020

Orët e ardhshme mund të jenë deçizive në të ardhmen e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma. Gardianit italian i përfundon kontrata me kuqezinjtë në qershor të vitit 2022 dhe prej disa ditësh palët kanë nisur negociatat për rinovimin e saj.

Deri më tani nuk është gjetur marrëveshja dhe do të jetë agjenti Mino Raiola, ai që do të ketë një takim me drejtuesit e Milanit, citon “Gazzetta dello Sport”. Në këtë takim do të flitet dhe për rinovimin e vëllait të Donnarummës, Antonion, për të cilin do të kërkohet e njëjta kontrata si për Gigion.

Nëse nuk gjehet gjuha e përbashkët, atëherë në merkaton e verës rrezikohet largimi i 22-vjeçarit. Kujtojmë se Giggio është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit dhe aktualisht ai është infektuar me koronavirus. Mungesa e tij në duelin kundër Romës ishte e dukshme, ku të besuarit e Stefano Piolit lanë dy pikë për herë të parë këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!