Brenda minierës së Selishtës ku mëngjesin e sotëm u nxorën trupat e pajetë të një inxhinieri Ismail Hoxha, rreth 64 vjeç dhe dy minatorëve Fatos Çeskut 55 vjeç banues në Peshkopi dhe Rexhep Rrushitit, 33 vjeç banues në Bulqizë.
Abcnews.al ka mundur të sigurojë foto nga miniera ku u gjetën trupat e tre viktimave të cilët ishin raportuar të zhdukur që prej pasdites së djeshme.
Në foto duket miniera, gjatë aksionit të kërkimit për gjetjen e tyre. Tre punonjësit e minierës “Balgjaj”, njësia Administrative Selishtë kishin ndërtuar edhe një ambient për të qëndruar mbrëmjeve pranë minierës ku tashmë kanë mbetur veshjet dhe sendet personale.
Ata kishin humbur kontaktet me familjarët prej 48 orësh, ndërkohë rreth orës 18:15 të ditës së djeshme vëllai i inxhinierit të minierës Sami Hoxha denoncoi zhdukjen e tyre. Shkak për vdekjen e tyre dyshohet asfiksia nga gazrat e minierës./mv.abcnews.al