352 makina të vjedhura janë sekuestruar si rezultat i një operacioni të përbashkët të drejtuar nga Europol. Rreth 44 548 kontrolle u kryen gjatë këtij operacioni dy-javor, 12-23 tetor 2020.
Të udhëhequr nga Agjencia Evropiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare FRONTEX , ky operacion u përqendrua në kontrollet në pikat e kalimit të kufirit dhe brenda vendeve në 17 shtete të BE dhe 5 vende në rajonin e Ballkanit, mes tyre Shqipëria. Në Greqi u bllokuan 15 makina të marra me qira, të cilat kriminelët u përpoqën t’i trafikonin jashtë vendeve të BE-së.
Nga operacioni u zbuluan dhe kapën nga kontrollet 2985 emigrantë të paligjshëm gjatë itinerarit për në vendet e BE-së përmes rrugëve tokësore dhe detare, duke arrestuar 17 kontrabandues. Trafikantët po i transportonin në rrugë tokësore me kamionë, por edhe në anije përmes Detit Adriatik./ db/Abcnews.al