I dënuar për korrupsion, ish-gjyqtari Shkëlqim Miri largohet nga sistemi i drejtësisë

schedule14:17 - 27 Tetor, 2020

schedule 14:17 - 27 Tetor, 2020

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë Shkëlqimi Miri është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.  Këshilli i Lartë Gjyqësor e shkarkoi Mirin nga detyra duke pranuar kërkesën e ILD. Gjatë seancës, mbrojtja e Mirit kërkoi të mos shkarkohet pasi ai ka kërkuar vetë të largohet. Ish-Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi 2 vite burg dhe tre vite mos-ushtrim detyre.

Gjyqtari Shkëqim Miri u arrestua në 10 nëntor 2017. Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se ai ka marrë një ryshfet prej 30 mijë euro në këmbim të një vendimi të favorshëm ndaj Gentian Dodës,  i dënuar nga Gjykata e Matit për ngjarje të vitit 1997.

Nga kontrolli i kryer në banesën e gjyqtarit, u gjetën dhe sekuestruan 30 milionë lekë të rinj. Në Shkallën e Parë gjyqtari mohoi akuzën. Për shumën e parave ai pretendoi se ishin të një të afërmi të tij./mv. abcnews.al