Arian Kabashi është pjesë e Elfsborg, por drejtuesit e klubit të njohur suedez vendosën ta huazonin janarin e këtij viti në divizionin e dytë tek ekipi Dalkurd. 23-vjeçari ka realizuar një gol fantastik ditën e djeshme, duke i dhuruar tre pikët skuadrës së tij pas fitores 0-1 në transfertën ndaj AFC Eskilstuna.
Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 57-të dhe i mjaftuan 13 minuta për të zhbllokuar takimin. Kabashi ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi dhe topi përfundoi në trekëndësh.
WOW! Fin frispark av Arian Kabashi när Dalkurd tar ledningen pic.twitter.com/o7UoLTH6FC
— Dplay Sport ?? (@Dplay_Sport) October 25, 2020
Goli i dytë në kampionat për lojtarin ofensiv, falë të cilit Dalkurd siguroi tre pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Me këtë skuadër aktivizohet edhe sulmuesi Liridon Selmani, i cili ka shënuar 3 gola këtë sezon. /abcnews.al

