Zyrtare: Bledar Devolli rikthehet në pankinë, pranon ofertën dardane

schedule18:34 - 25 Tetor, 2020

schedule 18:34 - 25 Tetor, 2020

Bledar Devolli rikthehet të drejtojë. Pas eksperiencës me Tiranën U19 dhe Kastriotin në Superiore, gjirokastriti ka pranuar ofertën e Drenicës në Kosovë dhe pritet të nisë nesër nga puna.

Kjo është eksperienca e dytë e Devollit në Kosovë, pasi ka drejtuar në të shkuarën skuadrën e KEK-ut. Te Drenica tekniku zëvendëson Fadil Ramën, i cili dha dorëheqje pas humbjes së pësuar me Dritën me rezultatin 4-1.

“Klubi arrin marrëveshje me trajnerin Bledar Devolli! Sot gjatë ditës, drejtuesit e klubit tonë kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.

Trajneri 42-vjeçar do të prezentohet nesër në ambientet e KF Drenica dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.

Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti e Tomori”, njofton klubi dardan. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!