Ndryshon ora, nga sot akrepat shkojnë 60 minuta mbrapa

schedule08:32 - 25 Tetor, 2020

schedule 08:32 - 25 Tetor, 2020

Këtë të dielë akrepat e orës janë kthyer një orë prapa. Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të sotëm kur akrepat e orës u kthyen një orë prapa duke kaluar në orën 02:00.

Të gjithë ato që e kanë qef gjumin këtë të dielë kanë fjetur një orë më shumë se zakonisht.

Kalimi nga ora verore në orën dimërore për herë të parë u vu re në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore dhe deri tani është vendosur në rreth 70 vende, kryesisht në hemisferën veriore.

Ndërkohë pritet që duke filluar nga viti 2021 vendet e BE-së, secila veç e veç, do të vendosin nëse do të ndjekin praktikën e ndryshimit të orës, apo do të aplikojnë orën sipas kalendarit.

Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 1970 me arsyetimin se me atë zgjatet dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.e.su./abcnews.al