“Më do, më do ajo, por…”, Balotelli ofendon ‘live’ dhe kërkon falje

schedule13:21 - 24 Tetor, 2020

schedule 13:21 - 24 Tetor, 2020

Mario Balotelli ka qenë i ftuar special mbrëmjen e djeshme në Grande Fratello Vip, teksa i ka bërë një surprizë vëllait të tij, Enock, i cili është konkurrent në këtë emision. Si gjithmonë Super Mario nuk mund ta mbyllte daljen e tij pa bujë, pasi replikoi me ish-të dashurën e tij, Dajane Melo, e cila gjithashtu është pjesëmarrëse në garë.

Gazetari Alfonso Sinjori e pyeti bukuroshen nëse do ta donte Balotellin në shtëpi dhe ajo u përgjigj pozitivisht. Më pas italiani pyeti dhe Marion, i cili aktualisht është pa ekip. “Balo, e dëgjove se çfarë tha? Dajan të do ty aty në shtëpi”, e pyeti ai.

“Eh ajo më do mua, por më pas do të thotë ndalo, ndalo se më dhemb”, ishte përgjigja epike e sulmuesit. Deklarata e tij live në emision shkaktoi shumë polemika në Itali dhe reagimet ishin të shumta. Megjithatë ishte vetë Balotelli, i cili iu përgjigj kritikave me anë të një “Instastory”.

“Vajza, unë dua të kërkoj falje nëse jeni ndjerë të ofenduara. Unë e njoh Dajanën shumë mirë dhe ne kemi një mënyrë tonën të komunikuarit, edhe pse mund të duket paksa vulgare. Kështu që mjaft me këtë feminizmin, pasi fillimisht duhet të dini raportin mes personave. Unë kam dy nëna, tre motra dhe një vajzë dhe femrat për mua janë jeta vetë. Stop spekulimeve për gjëra që nuk i dini. Jua dua të gjithëve, natën e mirë”, shkruan Balotelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!