Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avioni ushtarak rrëzohet mbi një shtëpi në Alabama, viktima dhe makina të djegura

schedule12:34 - 24 Tetor, 2020

schedule 12:34 - 24 Tetor, 2020

Një avion ushtarak i marinës amerikane u rrëzua të premten në një lagje rezidenciale në Alabama pranë Gulf Coast, duke shkaktuar 2 viktima, raporton The Guardian.

Shefi i zjarrfikësve në Foley, Joey Darby, tha se nga rrëzimi i avionit  u përfshinë nga flaket një shtëpi dhe disa makina. Fatmirësisht nuk u raportua për asnjë të lënduar.

Avioni kishte fluturuar nga “Naval Air Station Whiting Field”, rreth 30 milje (48.28 km) në veri-lindje të Pensacola, Florida, tha Julie Ziegenhorn, një zëdhënëse e marinës.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka deklaruar se marina po merret me hetimin e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!