Pjanic: Nuk kishte “kimi” mes nesh, Sarri humbi besimin tek ne

schedule14:59 - 24 Tetor, 2020

schedule 14:59 - 24 Tetor, 2020

Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic, është rikthyer të flasë për aventurën e tij tek Juventusi. Boshnjaku ka treguar më shumë për marrëdhënien me trajnerin Sarri si dhe shprehet se ai nuk i besonte më lojtarëve. Në fund të sezonit erdhi dhe shkarkimi i tij nga presidenti Agnelli, i cili deklaroi se Maurizio nuk kishte ‘kimi’ me lojtarët.

“Ajo që ende më zhgënjen është se Sarri nuk u besoi lojtarëve të tij. Aspekti i tij më i keq mbetet mënyra se si ai i gjykoi njerëzit sepse çdo lojtar ka gjithmonë diçka për të dhënë për klubin dhe ekipin. Mund të ndodhë që të mos merresh vesh me një apo dy lojtar, por jo me të gjithë”, deklaron 30-vjeçari për “Tuttsport”.

“Nëse trajneri ve në dyshim besimin dhe aftësitë e lojtarit atëherë është ajo që foli dhe presidenti Agnelli, ‘kimia’. Askush nga ne nuk dyshonte për aftësitë e Sarrit, por ky problem ekzistonte në dhomën tonë të zhveshjes. Në fund ne arritëm të fitonim kampionatin, por ajo kurrë nuk do të cilësohet e merituar”, mbyll Pjanic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!