Disa truke efektive për të luftuar urinë e shkaktuar nga stresi

schedule10:15 - 24 Tetor, 2020

schedule 10:15 - 24 Tetor, 2020

Ritmi i jetës, punës dhe shqetësimeve të përditshme bën që të ndiheni të stresuar. Shpesh, kur përjetoni ankth instiktivisht i drejtoheni ushqimit si një “strehë” për t’u ndjerë mirë dhe për t’u qetësuar. Por ushqimi mund të jetë armiku më i keq, pasi mund të konsumoni kalori të panevojshme dhe më pas ndiheni keq pse i keni konsumuar. Bëhet një rreth vicioz, nga i cili është e vështirë të çlirohesh, por për fat të mirë ka disa zgjidhje.

Çamçakëzi

10 truke efektive për të luftuar urinë e shkaktuar nga ankthi dhe stresi

Çamçakëzi është një trajtim shumë efektiv kur bëhet fjalë për zvogëlimin e stresit. Kur filloni të ndiheni të shqetësuar ose të mërzitur, mund të përtypni çamçakëz pa sheqer për t’ju ndihmuar të qëndroni të qetë dhe të përqendruar.

Pini çaj

10 truke efektive për të luftuar urinë e shkaktuar nga ankthi dhe stresi

Sa herë që ndiheni të shqetësuar dhe dëshironi të vraponi për të hapur frigoriferin, vendosni ta bëni vetes një çaj relaksues. Jo vetëm që do të ndiheni më të relaksuar, por gjithashtu do të jeni në gjendje të hidratoni trupin dhe të eleminoni toksinat. Mund të provoni një përzierje me gjethe limoni dhe borzilok, i cili ka një efekt anti-stres, ose çaj të kuq, i cili është një antioksidant dhe ndihmon në kontrollin e oreksit tuaj.

Thuaji jo pijeve stimuluese

10 truke efektive për të luftuar urinë e shkaktuar nga ankthi dhe stresi

Kafja dhe çdo lloj pije që përmban kafeinë, dihet se janë armiq të gjithçkaje që lidhet me qetësinë dhe relaksimin. Kjo substancë (e cila zakonisht kombinohet me sheqer) rrit sasinë e adrenalinës të pranishme në trup dhe rrit simptomat e stresit dhe ankthit. Pastaj, shkaktohet një rreth vicioz: ndiheni më të stresuar dhe dëshironi të hani më shumë.

Konsumoni ushqim pikant, por jo çdo ditë

10 truke efektive për të luftuar urinë e shkaktuar nga ankthi dhe stresi

Disa studime tregojnë se shtimi i specave të nxehtë në vaktin tuaj mund të zvogëlojë oreksin tuaj. Kapsaicina e bën trupin të ndihet i ngopur dhe djeg më shumë kalori sesa ushqimet e tjera. Kjo sepse trupi juaj përdor më shumë energji për të përpunuar nxehtësinë nga specat djegës.

Shmangni të kuqen dhe të verdhën në ushqim

10 truke efektive për të luftuar urinë e shkaktuar nga ankthi dhe stresi

A e dini se ngjyrat kanë një ndikim të madh në oreksin tuaj? Kur shohim një vakt me këto nuanca, truri ynë shkakton një sërë mekanizmash që na bëjnë të ndihemi të uritur. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të shmangni ushqimet me këto ngjyra në kuzhinën tuaj nëse doni të humbni peshë.

Hani ushqime që ndihmojnë në prodhimin e “hormonit të lumturisë”

10 truke efektive për të luftuar urinë e shkaktuar nga ankthi dhe stresi

Serotonina është e njohur si “hormoni i lumturisë” dhe kur nivelet e saj janë të ulëta, ne priremi të ndihemi më të stresuar dhe emocionalisht të paqëndrueshëm, gjë që mund të na bëjë të kërkojmë më shumë ushqim me sasi më të mëdha.

Konsumoni bukë me vaj ulliri në mëngjes

10 truke efektive për të luftuar urinë e shkaktuar nga ankthi dhe stresi

Të gjithë e duam një mëngjes të bollshëm, veçanërisht gjatë fundjavës. Sidoqoftë, një studim ka zbuluar se disa ushqime që janë të pasura me yndyrna të pangopura, si avokado, vaj ulliri dhe arra, janë shumë të efektshme kur bëhet fjalë për ta bërë trurin të “kuptojë” se keni patur mjaft ushqim. Nëse po kaloni një periudhë stresuese, merrni parasysh ndërrimin e mëngjeseve dhe hani bukë me pak vaj ulliri, në vend të vezëve dhe petullave.

Hani diçka kur ndiheni të shqetësuar

10 truke efektive për të luftuar urinë e shkaktuar nga ankthi dhe stresi

Nëse po përjetoni simptoma ankthi ose stresi dhe filloni të ndjeni një oreks të pakontrollueshëm, është më mirë të hani diçka në vend që të bëni një përpjekje të madhe për të mos ngrënë. Zgjidhni një produkt të shëndetshëm – mendoni për arrat, në përgjithësi, gjysmën e një bananeje ose frutat e kuqe, për t’ju ndihmuar të shmangni ndjenjën e urisë dhe për të parandaluar dëshirat e mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!