Situata e sulmuesit të Real Madrid, Luka Jovic, vazhdon të jetë e paqartë. Serbi është rikthyer sërish në qendër të polemikave vetëm disa orë para “El Clasicos” kundër Barcelonës, për atë veprim që bëri në muajin mars.
Kujtojmë që 22-vjeçari udhëtoi në kulmin e pandemisë drejt vendlindjes së tij për të vizituar bashkëshorten, në një moment kur gjithçka ishte e bllokuar. Prokuroria ka kërkuar gjashtë muaj burg për lojtarin dhe nëse ky vendim ka sjellë sigurisht shumë reagime.
Ka qenë babai i sulmuesit, Milan Jovic, i cili ka folur për gazetën serbe “Novosti”. “Nuk kam për të thënë asgjë, pasi nëse unë flas atëherë shumë veta do ta gjejnë veten në burg, atje ku duan ta shikojnë Lukan tim. Një serb e fal një serb, por jo për suksesin e tij”, janë fjalët e babait të Luka Jovic. /abcnews.al