“Unë isha më i vlerësuari nga baza”! Ervin Salianji i përgjigjet Bashës me ironi pasi u la jashtë listës

schedule22:46 - 23 Tetor, 2020

schedule 22:46 - 23 Tetor, 2020

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar, pasi u la jashtë listës së vlerësimit nga Komisioni për Kandidaturat në PD duke shprehur pakënaqësi me vendimin. Ai thotë se ishte më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit. Postimin Salianji e mbyll me ironi duke zgjedhur hashtagun e përdorur nga lideri demokrat Lulzim Basha ”Ditemetemira”.

Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare.

 Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar

Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues. Ditë më të mira” shkruan ai.

Në listë mungojnë edhe disa emra të tjerë të njohur në PD, mes të cilëve Endri Hasa, Tritan Shehu, por edhe Romeo Gurakuqi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!