Kryeministri bullgar Bojko Borisov njoftoi sot se do të izolohej vullnetarisht pasi një zv.ministër me të cilin kishte kontaktuar pesë ditë më parë u diagnostikua me koronavirus.
Pasdite u raportua se zëvendës Ministri i Infrastrukturës Nikolai Nankov doli pozitiv dhe kryeministri vendosi të izolohej, para se autoritet t’i komunikojnë nëse duhet të karantinohet apo jo.
“Po pres urdhrin e autoriteteve shëndetësore dhe deri atëherë do të jem në vet-izolim. Kam pasur kontat me Nankov për herë të fundit pesë ditë më parë,” shkroi kryeministri në Facebook.
Shpërthimet në Bullgari janë rritur që nga fillimi i tetorit, me 1,595 infeksione të reja të raportuara sot, duke e çuar totalin në 34,930. Nga këta, 1,064 persona kanë humbur jetën. g.v/abcnews.al