Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali këtë të premte ishte në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçin.
Në këtë intervistë eksluzive, ai e vendosi në një situatë hipotetike ritakimi me Skëndërbeun dhe sigurisht e “ngacmoi” me pyetje në lidhje me kolegët e saj të mazhorancës dhe opozitës.
Ndër shumë pyetje ishte edhe që çfarë do mendonte Skënderbeu që ajo Kryeministrin Edi Rama e krahasoi me të.
“Skënderbeu e di mirë ku e kisha fjalën. Në rast se nuk do të merremi me Skënderbeun, le të merremi me Mamicën”.
Por, cfarë do i thoshtë Spiropali figurës historike për Sali Berishën.
“U mundua të ishte Skënderbeu I dytë, po përfundoi si Saliu I fundit”.
“Po një fjalë për Bashën?”, e pyet Ermali dhe ajo shprehet si më poshtë duke qeshur:
‘Ah, Basha as Hamza. Se duhet të kesh energji të jesh dhe Hamza”
Meta? Kryemadhi? Cilat janë premtimet që do i bënte Skëndërbeut? Zbuloni përgjigjet në bisedën në Youtube.