3 orë në pyetje, kryebashkiaku i Gramshit flet për Abcnews.al pasi doli nga prokuroria

schedule18:29 - 23 Tetor, 2020

schedule 18:29 - 23 Tetor, 2020

Nga Dylber Balla

Kryetari i bashkisë së Gramshit Klodian Taçe ditën e sotme u mor në pyetje për rreth 3 orë nga prokuroria e Elbasanit në lidhje me një hetim të hapur për dy procedura prokurimi në lidhje me dy tendera të zhvilluar në Bashkinë e Gramshit.

Pasi doli nga prokuroria në një prononcim për Abcnews.al, kryetari i bashkisë Taçe e cilësoi hetimin si gjueti shtrigash. “Cdo gjë t’ja lëmë në dorë organeve kompetente, jam i hapur për cdo gjë. Deri sa të flasin organet kompetente nuk flas. Gjueti shtrigash” tha ai.

I pyetur nëse ka besim te drejtësia ai u shpreh se “Besoj se po, përderisa paraqitem vetë, besoj se po. Gjithmonë që do të më kërkojë drejtësia do të paraqitem vetë. Kam besim te drejtësia” tha ai për Abcnews.al.

Klodian Taçe mësohet se është marrë në pyetje në prokurorinë e Elbasanit pasi dyshohet se ka abuzuar me tenderin e blerjes së automjetit luksoz të bashkisë Gramsh.

Klodian Taçe ka pasur edhe më herët probleme me drejtësinë, pasi është akuzuar se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, hetimin për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2009./ db/Abcnews.al