Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të jetë në Athinë të hënën, ku do të takohet me homologun e tij grek Nikos Dendias.
Mediat greke duke iu referuar burimeve nga Ministria e Jashtme raportojnë se diskutimet do të përqëndrohen në çështje me interes dypalësh, me theks në bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik, si dhe çështje me interes rajonal dhe ndërkombëtar. Fokus do të jetë edhe situata në Mesdheun Lindor , Lindjen e Mesme , çështjen e Qipros dhe Marrëdhëniet BE-Rusi.
Të dy Ministrat e Jashtëm do të nënshkruajnë një “Memorandum të Përbashkët për zhvillimin e vitit të historisë Greko-Ruse në 2021”. g.v/abcnews.al


