Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Paguheni më shumë se Presidenti”, kreu i KLP: Të shkarkuarit nga “Vettingu” një bilanc lufte

schedule11:16 - 23 Tetor, 2020

schedule 11:16 - 23 Tetor, 2020

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Brahimi gjatë një ceremonie për betimin e magjistratëve të rinj, ka deklaruar se të dhënat nga “vettingu” kur raportohet për drejtësinë, i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve.

“Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës. Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”, është shprehur Ibrahimi.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetarja e KLGJ Nureda LLagami, Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsjan Cela, drejtuesit e prokurorive të rrethit Pogradec dhe Kukës,  si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare OPDAT dhe EURALIUS.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!