Gjatë 24 orëve të fundit në Malin e Zi, nga 837 testime janë konfirmuar pozitiv me Covid 190 raste të reja dhe kanë humbur jetën 3 persona.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Malin e Zi, rastet e reja me Covid janë konfirmuar në Podgorica 121, Ulqin 15, Budva 10, Cetinje 8, Bar 7, Niksic 6, Kotor 5, Pljevlja 5, Rozaje 4, Bijelo Polje 3, Berane 2, Zabljak 2, Herceg Novi 2.
Ndërkohë viktimat e orëve të fundit janë në Tivat, Cetinje dhe Pljevlja, përkatësisht, 62 vjeç, 43 vjeç dhe 74 vjeç.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 16,259 mes të cilëve 253 persona kanë humbur jetën. e.su./abcnews.al

