Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

2020 ka ende surpriza dhe konfirmohen UFO-t? Pastori: Vëmendja po shkon diku tjetër!

schedule17:59 - 22 Tetor, 2020

schedule 17:59 - 22 Tetor, 2020

A jetojnë mes nesh apo në një tjetër planet alienët? Është një debat i cili ka ekzistuar qysh herët, por së fundmi duket se po merr vëmendje më të madhe kryesisht nga emrat e dëgjuar të muzikës botërore.

Miley Cyrus, Demi Lovato së fundmi e kanë deklaruar se besojnë në ekzistencën e tyre në rrjetet sociale apo dhe media.

Nisur nga kjo programi “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi vendosi që të sillte një diskutim publik me miqtë e sotëm pastorin Ylli Doçi dhe specilistin okulizmit Altin Bogdani.

Sipas Doçit, feja pohon se në univers ekzitojnë edhe qenie të tjera përveç njerëzve, por nuk e pranon ekzistencën e alienëve.

Ai e shpjegon këtë me një shembull shumë të thjeshtë:

“Po dhe  sikur ta zemë se vjen  një engjëll, i cili trupëzohet dhe ulet tek vendi bosh që është këtu.  Të gjithë ne nuk do mund ta mohonim realitetin, dhe unë e besoj që është e mundur që mund të trupëzohet një engjëll. Supozojnë se do të thotë: “unë jam një alien, ja tani më prek. Ne alienët ekzistojmë”. Unë e besoj që mund të ndodhë dhe ti do të ishe i sigurt që ai është një alien, kurse unë nuk jam. Sepse ka engjëj që funksionojnë në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë”

Debati vijoi në studio teksa Bogdani shpjegonte qasjen edhe shkencore ndaj alienëve, duke pohuar ekzistencen e tyre. Ndiqni për më shumë bisedën në Youtube.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!