Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Alarm për tjetër sulm terrorist në Francë

schedule16:49 - 22 Tetor, 2020

schedule 16:49 - 22 Tetor, 2020

Alarm për një tjetër sulm terrorist u sinjalizua këtë pasdite në Francë. Një operacion policor është duke u zhvilluar në stacionin hekurudhor Part-Dieu në Lyon,  Francë, tha të enjten policia lokale, duke shtuar se një person është arrestuar dhe se stacioni ishte evakuuar.

Një grua e paidentifikuar kërcënoi të hidhej në erë në stacionin e Lionit, duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Forca të  shumta policore dhe ato  anti-terror kanë shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa stacioni dhe zona përreth janë rrethuar për arsye sigurie.



Ngjarja e sotme vjen disa ditë pas vrasjes së një mësuesi historie në periferi të Parisit nga një xhihadist çeçen. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!