Lista me 326 emra, anëtarja: Tre kriteret që zgjodhëm kandidatët për deputetë në PD

schedule16:32 - 22 Tetor, 2020

schedule 16:32 - 22 Tetor, 2020

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike ka përfunduar punën e tij të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Pas më shumë se 4 muajsh pune voluminoze, 5 anëtarët e komisionit kanë përzgjedhur për fazën finale 326 emra nga 498 kandidatë që votëbesoi anëtarësia. Anëtarja e Komisionit, Enriketa Papa dha detaje se si u zgjodhën emrat final që do t’i kalojnë kryesisë.

Metodologjia është e larmishme, por kriteret finale që konsideruam në hartimin e listës për t’ia përcjellë kryesisë, kriteri i parë ka qenë maksimalizimi i votës, puna në strukturat e partisë dhe njohja e terrenit dhe përshtatja me terrenin ku do të punojnë për të maksimualizuar votën për të qenë pjesë fituese në zgjedhjet e ardhshme” tha ajo.

Për anëtaren e komisionit, lista e kandidatëve për deputetë e demokratëve do të jetë përfaqësuese për shkak të emrave që janë kualifikuar.

Njerëz intelektualë, që vijnë nga bota akademike, njerëz profesionistë, por edhe me një eksperiencë të gjatë në PD, por edhe të rinj, ka larmishmëri emrash dhe personalitetesh, mendoj se do të jetë një listë dinjitoze” tha ajo.

Lexo edhe: Komisioni mbyll procesin, i çon Kryesisë 326 emra

Lista me emrat e 326 kandidatëve do t’i kalojë kryesisë së Partisë Demokratike e cila do të zgjedh emrat final që do të kërkojnë votën e shqiptarëve në 25 prill. Te pakten 80% e kandidateve ne listë n finale do te jene nga lista me 326 emrat e votuar nga anëtarësia. Ndërsa kryetari dhe kryesia kane te drejte te propozojnë deri ne 20% të emrave te listës finale./ db/Abcnews.al