Marcello Lippin nuk do e shohim më në pankinë. Trajneri i famshëm italian, i cili fitoi Champions League me Juventusin dhe Botërorin Gjermani 2006 me Italinë, ka vendosur të tërhiqet përfundimisht.
“E kam mbyllur përfundimisht me rolin e trajnerit, mendoj se ky është vendimi më i drejtë. Ndoshta mund të jem i vlefshëm në pozicione të tjera, të shohim. Gjithsesi, deri në pranverë do të jem pushim“, deklaron 72-vjeçari për Radio Sportiva.
Një koment për bardhezinjtë e Andrea Pirlos nuk mungon, teksa Lippi ndalet edhe te gjendja e Interit të Antonio Contes. “Juventusi luajti një futboll të mirë në Kiev përballë Dinamos, edhe pse kishte mungesa të shumta.
Nëse Dybala ndodhet në formë të mirë fizike, është jetik dhe shumë i rëndësishëm për ekipin. Juves i duhen 3-4 lojtarë të mëdhenj për të fituar Champions League. Interi? Conte ka një kontingjent të pasur lojtarësh.
Duke llogaritur mungesat që kishte, barazimi me M’Gladbach pranohet në një situatë kaq problematike. Gjithsesi, Conte duhet të ‘shpikë’ diçka në mbrojtje“, thekson trajneri i njohur italian. /abcnews.al