LSI-ja e vetme nga PD-ja në zgjedhjet e 25 prillit? Basha: Përgjigja e Kryemadhit është shteruese

schedule13:38 - 22 Tetor, 2020

schedule 13:38 - 22 Tetor, 2020

Në kushtet kur koalicionet nuk lejohen me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor që u reflektuan nga ndryshimet Kushtetuese, opozita ka nisur kalkulimet dhe skemat si do të dalë në zgjedhjet e ardhshme, ku nuk përjashtohet mundësia që përpara qytetarëve të shkojnë me dy koalicione, LSI e vetme nga PD-ja.

Lulzim Basha sot në bashkëbisedimin e gazetarët, i pyetur se cfarë mendon në lidhje me deklaratën e Monika Kryemadhit se pret ezaurimin e procedurave ligjore nga Presidenti, pra kthimin e kodit dhe nëse nuk ka një reflektim, në zgjedhjet e ardhshme LSI-ja do të ketë logon e saj në fletën e votimit, tha se “Është shtresuese përgjigja që ka dhënë zonja Kryemadhi.

Ne i konsiderojmë hapat e Edi Ramës të paligjshëm dhe anti-kushtetues. Presidenti është në proces, qëdrimi është i pandryshueshëm. Hedhja në erë e 5 qershorit është tregusi më i mirë që ka Edi Rama për zgjedhjet”.

Referuar batutave dhe ironisë së rivalit të tij politik, Lulzim Basha tha se ai është model tjetër dhe jo si Edi Rama. “Sulmet ndaj meje janë gjëja më e pakët që do të bëjë, sikur kërceu në studio të enjten e kaluar, do të bëjë edhe gjëra të tjera.

Sa herë sillet si klloun dhe përpiqet të nxisë konflikt dijeni se ka futur duart në xhepat tuaj. Mos prisni që të kacafytem me të, se nuk është luftë gjelash, unë jam model tjetër. Atij i ka dalë kallai” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!