Papa Françesku del pro homoseksualëve: Meritojnë një familje

schedule17:22 - 21 Tetor, 2020

schedule 17:22 - 21 Tetor, 2020

Papa Françesku ka thyer tabutë duke bërë lëvizjen historike të Vatikanit. Në një fjalim pasditen e sotme i transmetuar në në dokumentar në Festivalin e Filmit në Romë ai u shpreh hapur pro mbrojtjes së homoseksualëve.

Rrëfimi i papës është përfshirë në një tekst zyrtar të Vatikanit dhe tregon se të gjithë meritojnë një familje dhe duhet një ligj për t’i mbrojtur, përcjell abcnews.al.

“Homoseksualët kanë të drejtë të jetojnë në një familje. Ata janë fëmijë të Zotit dhe meritojnë një familje. Askush nuk duhet të përjashtohet nga shoqëria ose të ndihet i pakënaqur për këtë. Ne duhet të bëjmë një ligj të veçantë në mënyrë që ato të mbulohen ligjërisht. Unë luftova për të,” tha Papa.

Në vitet e fundit, për më tepër, kardinalë dhe personalitete të ndryshme pranë Papës kishin mbështetur të njëjtën linjë.

Shtypi italian thekson se Françesku, me lëvizjen e tij, u drejtohet besimtarëve dhe klerit katolik në të gjithë botën. Qëllimi i tij është të sensibilizojë hierarkinë dhe katolikët romakë. g.v/abcnews.al