Antonio Conte ka marrë një lajm të keq përpara sfidës së mbrëmjes kundër M’Gladbach në Champions League. Një ndër lojtarët më të mirë të ekipit është prekur nga koronavirusi.
? | COMUNICATO
FC Internazionale Milano comunica che @AchrafHakimi è risultato positivo al Covid-19 in seguito all’ultimo controllo Uefa
? https://t.co/rN26AUyCdK#FCIM
— Inter (@Inter) October 21, 2020
Achraf Hakimi ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar menjëherë. 21-vjeçari i linjës së djathtë, nuk ka asnjë simptomë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Një mungesë e madhe për ekipin italian dhe dhimbje koke për trajnerin, teksa lojtari maroken ka nisur karantinën, duke humbur sfidën në Champions dhe atë të fundjavës në kampionat.
Hakimi i shtohet listës së lojtarëve të infektuar me Covid-19 tek Interi, aty ku bëjnë pjesë edhe emra si Milan Skriniar, Roberto Gagliardini, Radja Nainngolan dhe Ashley Young. /abcnews.al

