Ashley Young është ende me COVID-19. Ky është rezultati i tamponit të bërë një ditë më parë, sikurse raporton “Sky Sport” në Itali. Anësori anglez do të duhet të presë edhe disa ditë për t’u rikthyer në fushën e blertë me skuadrën.
Me gjasa në testin e radhës do të dalë negativ, sikurse ka ndodhur më parë me Bastoni dhe Nainggolan. Young prej 10 ditësh u zbulua se është i infektuar, ndërkohë që tek Interi janë edhe tre lojtarë të tjera që kanë pasur të njëjtin problem.
#Inter, Ashley #Young ancora positivo al coronavirus dopo il tamponehttps://t.co/2Din5ZHfnb
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) October 21, 2020
Gagliardini dhe Radu një ditë më parë dolën sërish pozitivë, ndërkohë që ata kanë bërë teste të tjera dhe pritet të marrin përgjigjet. Milan Skriniar do e bëjë nesër tamponin në Sllovaki dhe vetëm pasi të dalë negativ mund të fluturojë drejt Milanos. /abcnews.al