Shkruajti ‘Poshtë komunizmit’ te gjoba, qytetari nga Berati: Si më shoqëruan 8 policë për maskën

schedule08:55 - 20 Tetor, 2020

schedule 08:55 - 20 Tetor, 2020

Nga dita e enjte janë vendosur 731 gjoba për mosmbajtjen e maskës nga qytetarët.

Njëri prej tyre ka vendosur ta ndajë këtë moment në ‘ABC e Mëngjesit’, pasi poshtë fletës së gjobës ka shkruar ‘Poshtë komunizmit’, duke u bërë kështu virale në rrjet.

Në një lidhje direkte me Skype, i gjobituri nga Berati, Isuf Braho ka treguar se si e kanë shoqëruar tetë policë me furgon.

“Më vjen polici dhe më thotë: “Pse nuk e mban maskën?”, I thash nuk më do qejfi se mënyra si mu drejtua ishte shumë arrogante. Më pas më shoqëruan tetë veta me furgon policie. Dhe unë shkruajta te fleta e gjobës “Poshtë komunizmi”. Ata më kërkuan pasaportën, po unë kisha vetëm kartën e identitetit dhe ata më shoqëruan në komisariat”, tha Braho. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!