Elton Marini, menaxheri i njohur, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Sigurisht ai ka komentuar për merkaton e klubeve të Superiores. “E vështirë të thuash nëse ka qenë e mirë apo e keqe merkato, duke parë që u luajt pas një kohe të gjatë pushimi.
E mbyllën kampionatin sepse duhej, pasi ishte e rëndësishme të luhej futboll. Mbas asaj periudhe lëvizën skuadrën që do luanin në kupat e Europës. Pjesa tjetër kishte problematika të jashtëzakonshme.
Partizanit i është bllokuar merkato, Kukësi largoi titullarët, Vllaznia u ndërtua nga fillimi. Kastrioti bëri ndryshime, Apolonia u bazua tek elementët e rinj. Te Tirana pati largime dhe Ngoo i kaq dobësuar në sulm. U pa edhe në kupat e Europës. Është një merkato e varfër, nuk ëshët operuar si një një periudhë normale.
Laçi është munduar të përmirësojë grupin. Vitet e shkuara kanë pasur 12-13 lojtarët dhe djem të rinj. Presidenti Laska e ka kuptuar që mund të synojë diçka më tepër. Kanë marrë elementë të spikatur, me eksperiencë. Ruajtën edhe lojtarët e mirë që kishin”.
“Kurioziteti i Tiranës janë afrikanët e marrë. Nuk i kemi parë akoma. Si ish sulmues do doja të gjenin një zgjidhje më optimale për të zëvendësuar Ngoo-në. Ai bënte repartin e sulmit te bardheblutë”, tha Marini. Në atë moment ndërhyri Riza, i cili tha: “Vetëm Messi nuk është transferuar”. Ish-sulmuesi i Tiranës ngulmoi se çdo lojtarë mund të zëvendësohet, sikur edhe duke ndryshuar mënyre loje nëse nuk gjendet një i ngjashëm si ai që largohet. /abcnews.al