Ishte vetëm 18-vjeç kur bëri gjestin human: Birëson 14 fëmijë jetimë afrikan

schedule14:00 - 19 Tetor, 2020

schedule 14:00 - 19 Tetor, 2020

Një grua e re britanike ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke birësuar 14 fëmijë nga Tanzania. Letty McMaster ishte vetëm 18 vjeç kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë pasi vizitoi një jetimore në Afrikë. Ajo qëndroi për tre vite për të ndihmuar fëmijët që kishte takuar. Letty vendosi të merrte me vete 9 fëmijë që kishin mbetur jetimë.

Tashmë që kanë kaluar 7 vite, ajo jeton së bashku me ta pasi u bë kujdestare ligjore, si dhe gjithashtu e 5 fëmijëve të tjerë. Letty sapo kishte përfunduar nivelin A në 2013 kur fluturoi drejt Tanzanisë me planin e vullnetarizmit në një jetimore për një muaj përpara se të kthehej në shtëpi për universitet.

Letty McMaster, 26, from Kent, has adopted 14 Tanzanian orphans after a gap-year

“Kam dashur gjithmonë të ndihmoja fëmijët e rrugës, në mënyrë që familja dhe miqtë e mi të mos befasoheshin, por kurrë nuk prisja të bëja gjithë këtë. Unë jam figura prindërore në shtëpi – disa nga djemtë e vegjël që kurrë nuk kanë pasur prindër më shohin si nënën e tyre, por shumica më shohin më shumë si një motër e madhe pasi nuk jam aq e vjetër.“, tha 26-vjeçarja. xh.d/abcnews.al

Letty said the children 'are her whole life'