Abazoviç: S’duhet të jenë pjesë e qeverisë ata që e dogjën flamurin e NATO-s, ne duam “Sigurinë”

schedule21:59 - 18 Tetor, 2020

schedule 21:59 - 18 Tetor, 2020

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, shqiptari Dritan Abazoviç u shpreh i kënaqur me ecurinë rreth krijimit të institucioneve të reja qeveritare të Malit të Zi.

Shpresoj se dinamika e vendosur nga kryeministri i mandatuar do të respektohet”, pohoi politikani, shkruan Ekspres.

Duke folur për ministritë, ai përsëriti se ata janë të interesuar në sektorin e sigurisë. “Ne kemi thënë që duhet të mbulojmë sektorin e sigurisë për shkak të orientimit të qartë Euro-Atlantik” tha ai.

Ai shtoi se personat që i dogjën flamujt e NATO-s, nuk duhet të jenë në ministrinë e Mbrojtjes. “Nuk më duket logjike”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!